Para ceremonisë së inagurimit të Joe Biden, Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington

0
Para ceremonisë së inagurimit të Joe Biden, Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington

Para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, më 20 janar, Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington.

Pas raportimeve nga FBI se ka rrezik për sulme në Uashington, por edhe qytete të tjera të vendit, presidenti, pas një takimi edhe me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar.

Si pasojë, në rrugët e kryeqytetit amerikan kanë mbërritur qindra trupa të Gardës Kombëtare. Deri në fundjavë pritet që të kenë mbërritur deri në 6000 personel ushtarak, ndërsa Pentagoni po mendon ta rrisë këtë numër deri në 13 mijë.

Një pjesë e tyre janë pozicionuar tashmë rreth godinës së Kongresit, të sulmuar nga mbështetësit e Trump. Godina është rrethuar me gardhe metalike, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë.

Artikulli i mëparshëmTritan Kalo: Fillimi i vaksinimit, ditë për t’u shënuar. Fundi i tunelit nuk është larg. Vera e vitit 2021 do jetë si gjithë verat para-pandemike…
Artikulli i radhës“Faleminderit” në 20 gjuhë, por jo në shqip. Ankohen shqipfolësit e Zvicrës