Brazili ka publikuar të dhënat më të fundit nga provat klinike për vaksinën kineze ‘Sinovac’. Rezulton se vaksina e krijuar dhe prodhuar në Kinë është vetëm 50.4% efektive.
Javën e kaluar po në Brazil kjo vaksinë doli 78% efektive, teksa tani del një rezultat ndryshe, por duhet përmendur se në rezultatet e para nuk ishin përfshirë rastet shumë të lehta me COVID-19.
Gjithsesi kjo vaksinë jep rezultate të ndryshe në vende të ndryshme. Në Turqi ‘Sinovac’ ka rezultuar 91.25% efektive kurse në Indonezi 65.3%.
Gjithsesi duket se vaksina e ‘Sinovac’ është ende larg atyre perëndimore të Pfizer, Ofxord dhe Moderna.