Prej disa dekadash, ajo konsiderohet si një prej femrave më seksi në botë.
Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren e njohur Jennifer Lopez, e cila edhe pse tashmë është 51 vjeç, habit me format e saj që do t’i kishin zili shumë vajza të reja.
Ndërsa në media janë publikuar disa foto nga pushimet e saj të fundit me të fejuarin e vet, shumë komentues janë shprehur të habitur se si ka mundësi që një 51-vjeçare të ketë një trup të tillë.
Përveç geneve, duhet thënë se Lopez është një femër që merret shumë me sport dhe palestër, por sërish shumë komentues shkruajnë se ka plot femra që ndjekin të njëjtat ritual, e prapë nuk i afrohen dot Lopez, që ka trupin e një 20-vjeçareje.