Shteti më i vogël në botë, Vatikani, ka filluar programin e vaksinimit kundër Covid-19. Programi filloi në hollin e sallës së madhe të audiencës që zakonisht përdoret për audiencat papale, ka njoftuar Vatikani. Një burim i brendshëm tha se dozat e para iu administruan mjekëve dhe anëtarëve të tjerë të shërbimeve shëndetësore të Vatikanit.
Papa i tha një intervistuesi televiziv të dielën se ai do ta bënte vaksinën këtë javë. Vatikani nuk ka dhënë një datë se kur autoriteti më i lartë i fesë së krishterë nëse e kishte marrë apo kur do ta merrte.