U gjet e vrarë brenda valixhes në Greqi, zbulohet biseda e fundit që bëri kinezja para se të zhdukej

0
U gjet e vrarë brenda valixhes në Greqi, zbulohet biseda e fundit që bëri kinezja para se të zhdukej

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 38-vjeçaren kineze, trupi i së cilës u gjet pa shenja jete rreth dy javë më parë në një valixhe që u hodh në një pusetë në Vilia të Greqisë. Ajo ishte shpallur e zhdukur që nga mesdita e 17 Tetorit. Pista kryesore e hetimeve janë të ardhurat që mund të ketë përfituar nëpërmjet punëve që ka bërë në lokale të ndryshme.

Policia po heton lëvizjet e fundit të 38-vjeçares në 48 orët e fundit para zhdukjes. Në mbrëmjen e 15 Tetorit, së bashku me një çift që zotëron dyqane, shkuan në kazino dhe qëndruan për një orë e gjysmë. Aty fitoi një shumë prej 100 deri në 500 euro.

Ndërkohë, 4 shoqet që jetonin në një banesë me të, thanë se 38-vjeçarja u largua nga shtëpia në mesditën e së shtunës, 17 Tetor, pa marrë sendet e saj personale. Sapo mësuan për zhdukjen, u larguan nga shtëpia dhe thanë se arsyeja ishte për kushte më të mira jetese në një tjetër banesë. Këto dëshmi po hetohen ende nga policia.

Ndërsa personi i fundit që e pa ishte një 45-vjeçar kinez, i cili e kishte njohur që kur kishte ardhur në Greqi dhe kishin marrëdhënie të ngushta familjare. Natën që u zhduk foli me një prej tezeve të saj nga Kina dhe që prej atij momenti, gjurmët e saj u zhdukën. E afërmja e saj, e shqetësuar se nuk mund ta kontaktonte më, njoftoi policinë rreth 5 ditë më vonë.

Zyrtarët e policisë përqendruan hetimet e tyre edhe në disa detaje që zbuluan në celularin e saj. Mediat greke shkruajnë se gruaja me origjinë kineze kishte një aplikacion në celularin e saj për të biseduar në internet me bashkatdhetarët e saj. Policia tashmë ka filluar nxjerrjen e të dhënave nga komunikimet e saj telefonike, nga kamerat në qendër të Athinës por edhe në zonën e Mandrës, Vilias, etj.

Artikulli i mëparshëmSerbia heq testin e detyrueshëm PCR për shtetasit e Shqipërisë
Artikulli i radhësHorror në Greqi, qentë shqyejnë 56-vjeçarin