Florent Muslija, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet me Hannover 96 në Bundesligën e dytë gjermane, ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre gjermane për një gjest bamirës që ka bërë në shtetin e varfër afrikan të Tanzanisë.
Muslija ka investuar për të ndërtuar një burim të ujit të pijshëm në këtë shtet.
Tanzania është një ndër vendet afrikane që ka probleme serioze për sigurimin e ujit të pijshëm, teksa ky gjest humanitar i 22-vjeçarit që aktivizohet me Hannoverin në Gjermani ka bërë të lumtur qindra qytetarë, të cilët nuk kanë nguruar të falenderojnë shqiptarin, duke mbajtur në duar edhe disa pankarta.
Muslija është aktivizuar në 3 takime edhe me përfaqësuesen e Kosovës.