Fondi “Elliott” duket se nuk e vuan krizën ekonomike të lidhur me COVID-in dhe në 2020-ën ka përjetuar 12 muaj shumë të begatë në aspektin e investimeve.
Ecuria pozitive ishte dalluar që në gjashtë muajt e parë, por me sa duket në gjysmën e dytë të vitit ka kaluar çdo pritshmëri, madje edhe ato më optimiste.
Një rritje në vitin e kaluar në masën 12.7 për qind që përmbush plotësisht pritshmëritë.
Sipas “Bloomberg”, statistikat e “Elliott”-it janë të njëjta si për fondet ndërkombëtare ashtu edhe për ato kombëtare, duke rezultuar ndër më të mirat e dekadës, pas viteve 2012 dhe 2016.
Sipas “Bloomberg”, rritja nisi u bë e dukshme në mars 2020, ndërkohë sapo kishte filluar të hapej një gropë në ekonominë botërore për shkaqe të lidhura me pandeminë e shkaktuar nga Koronavirusi.
Pronarët e Milanit kanë shënuar një rritje prej 16 për qind që në terma monetarë do të thotë se portofoli i “Elliott”-it u rrit me mbi 45 miliardë dollarë.