Holandë/ Pse rrezikon të bjerë qeveria

0

Skandali, sipas të cilit qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e fëmijëve, duke shtyrë disa persona në borxhe, po kërcënon të shkaktojë rrëzimin e qeverisë holandeze javë para zgjedhjeve të marsit.

“Kabineti do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen të premten”, tha kryeministri Mark Rutte, pa përjashtuar shpërbërjen e qeverisë.

Në diskutim është një raport parlamentar i lëshuar së fundmi, që detajon sesi agjencitë qeveritare akuzuan para gjykatës 20 000 prindër për mashtrim dhe i detyruan ata të shlyejnë përfitimet e fëmijëve.

Rikthimi i shpejtë i parave i shtyu disa familje të varfra, që i kishin shpenzuar ato, në prag të falimentimit.

Viktimat u refuzuan nga gjykatat, kur kërkuan të apelojnë.

Qeveria ka kërkuar falje dhe ka ofruar kompensim prej rreth 30 000 euro për familje.

Artikulli i mëparshëmJennifer Lopez tregon sekretet e bukurisë së përjetshme
Artikulli i radhësKoreja e Veriut zbulon raketën e re balistike