Kompania kineze e vaksinave/Dorëhiqen dy drejtuesit e Sinopharm

0

Dy drejtues të gjigandit shtetëror të vaksinave kineze, Sinopharm, janë larguar nga detyra. Kompania tha se shkak për dorëheqjen e dy drejtuesve të bordit kanë qenë arsye personale, të cilat nuk janë ndarë me mediat.

Në fakt, nuk ka pasur asnjë tregues të drejtpërdrejtë që dorëheqjet kanë ardhur si rezultat i punës së lidhur me vaksinat. Kompania nuk iu përgjigj kërkesës së CNBC për komente të mëtejshme.

Në fund të dhjetorit, autoritetet kineze miratuan një vaksinë të zhvilluar nga një filial i Sinopharm me bazë në Pekin për fillimin e përgjithshëm të shpërndarjes. Kompania tha se vaksina kishte efikasitet prej 79.34% pas një prove të fazës së tretë, sipas mediave shtetërore.

Më parë në dhjetor, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se vaksina ishte 86% efektive. Vende të ndryshme kanë lëshuar rezultate të ndryshme në lidhje me efikasitetin e një vaksine koronavirus nga një kompani tjetër kineze, Sinovac.

Një ekip i OBSH-së po punon me prodhuesit e vaksinave COVID – 19 nga kompanitë farmaceutike kineze Sinovac dhe Sinopharm “për të vlerësuar pajtueshmërinë me praktikat ndërkombëtare të cilësisë së prodhimit përpara listës së mundshme të përdorimit të urgjencës nga OBSH”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH- së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Artikulli i mëparshëmRama: Prej përmbytjeve në Shkodër dikur kishte shërbim taksi me varka
Artikulli i radhësTesla humb terren në Europë – Rritja e kërkesës së makinave elektrike nxit konkurrencën e prodhuesve në kontinent