Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim njoftoi në rrjetet sociale arritjen e një marrëveshje mes USAID dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për të ofruar ndihmë teknike për numrin e madh të dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip avokatësh shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.
“Ashtu si SHBA mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në postimin e ambasadores Kim.