COVID-19, Gjermania nuk përjashton një mbyllje të kufijve

0

Ministria e Brendshme gjermane nuk përjashtoi mundësinë e mbylljes së kufijve në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Gjatë takimit, që do të mbahet mbi COVID-19, mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe drejtuesve të landeve, të gjitha mundësitë do të parashikohen.

Presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, kishte kërkuar më parë një strategji europiane kundër koronavirusit, duke shtuar se nëse kjo dështon, një mbyllje e kufijve kombëtarë do të ishte e arsyeshme.

Artikulli i mëparshëmBallafaqim faktesh: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo?
Artikulli i radhësNavalny kthehet në burg, apel qytetarëve: Dilni në protesta