Navalny kthehet në burg, apel qytetarëve: Dilni në protesta

0

Për të paktën 30 ditë kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny do të qëndrojë në qeli nën akuzën e shkeljes së kushteve të një dënimi me burg të pezulluar.

Vendimi, që vjen një ditë pasi Navalny u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u mjekua pas helmimit me agjent nervor, ka gjasa të jetë një prelud i një dënimi të gjatë. Ndërkohë, shërbimi i burgjeve në Moskë aplikoi për konvertimin në kohë burgu të dënimit të pezulluar në dëm të Navalny-t, për akuzën e pvërvetësimit.

Vetë kritiku i Kremlinit, i cili përballet edhe me tre çështje të tjera penale, u bëri thirrje qytetarëve rusë që të dalin në protestë. Thirrjen e tij ai e bëri në një video të xhiruar pas vendimit të gjykatës.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19, Gjermania nuk përjashton një mbyllje të kufijve
Artikulli i radhësMasa të larta sigurie në prag të inaugurimit të Biden në SHBA