Lionel Messi mund të ndëshkohet rëndë për goditjen anti-sportive ndaj kundërshtarit në Superkupën e Spanjës.
Mediat iberike shkruajnë se “ylli” i Barcelonës, mund të mungojë 12 ndeshjet e radhës pas kartonit të kuq ndaj Athletic Bilbaos.
Argjentinasi në minutën e fundit goditi Asier Villalibre dhe pas rishikimit të VAR-it u ndëshkua direkt me kartonin e kuq. Sipas “Marca-s”, Messi mund të rrezikojë të mungojë në 12 ndeshje nëse Federata e Spanjës e sheh këtë incident si të qëllimshëm.
Nëse dënohet me 12 ndeshje pezullim, ai do humb disa super përballje dhe pjesën më të rëndësishme të sezonit.