U përfol se është larguar e zhgënjyer nga PD dhe se më 25 prill do votojë Ramën, reagon Çiljeta, sqaron lajmin e bujshëm

0
Çiljeta Xhilaga nuk shpëton dot nga gjoksi i madh, vazhdon t'i rritet edhe  pas operacionit

Çiljeta Xhilaga ka reaguar lidhur me lajmin sipas të cilit ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës.

“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”– thuhej se kishte thënë Çiljeta në një intervistë, por nuk dihej se në çfarë emisioni.

Ky lajm mesa duket ka qenë i rremë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory ku ka treguar se kjo intervistë është shpikur dhe se ajo vetë nuk ka thënë asnjë fjalë të tillë.

“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”– shkruan Çiljeta.

U përfol se është larguar e zhgënjyer nga PD dhe se më
Artikulli i mëparshëmNga lëshimi i certifikatës elektronike deri te përdorimi i Platformës Qendrore; DPT: Si do të lëshohen faturat për fiskalizimin
Artikulli i radhësRrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë: Merrni masa! Ja qarqet më të prekura