Ndahet nga jeta në moshë të re, djali i supermodeles amerikane, Stephanie Seymour dhe biznesmenit miliarder, Peter Brant.
Pas një betejë të gjatë me varësinë nga droga, 24-vjeçari nuk ka mundur ta fitojë betejën, pasi Harry Brant humbi jetën nga mbidoza.
I riu vdiq vetëm disa ditë para se të rikthehej në qendrën e rehabilitimit.
“Ai jetoi 24 vite të jetës së tij, por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë që të shohim se sa shumë Harry mund të kishte bërë,”- tha familja e tij në një deklaratë.
Harry ishte djali i supermodeles 52-vjeçare Seymour dhe miliarderit 73 vjeç. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, djalin Peter II, 27-vjeç, dhe vajzën Lilly Margaret, 16-vjeç.
Harry së bashku me vëllain e tij të madh, Peter II krijuan një linjë unisex make-up për kompaninë kozmetikën MAC.
Ai kishte edhe një vëlla nga martesa e mëparshme e nënës së tij me Tommy Andrews, si dhe katër vëllezër e motra nga martesa e mëparshme e babait të tij me Sandra Brant.
Seymour dhe Brant u lidhën në korrik 1995 në Paris, pasi u takuan përmes fotografit Sante D’Orazio kur Seymour ishte 26 vjeç dhe Brant ishte 48.