Nga lëshimi i certifikatës elektronike deri te përdorimi i Platformës Qendrore; DPT: Si do të lëshohen faturat për fiskalizimin

0

Bizneset që janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKSHI pohojnë se janë të paorientuar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin për lëshimin e faturave elektronike. Tatimet sqarojnë se si duhet të veprohet…

Nga 1 janari nisi procesi i fiskalizimit për biznesin që lëshon fatura elektronike për entet publike.

Për lëshimin e faturave elektronike, tatimpaguesit duhet të përmbushin disa kërkesa, si: pajisja me certifikatë elektronike dhe vendosja e shërbimit të internetit në vendin që do të lëshohen faturat elektronike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron për “Monitor” të gjitha hapat që do të veprojë biznesi për t’u pajisur me certifikatë elektronike nga AKSHI dhe për ngarkimin e certifikatës elektronike në portalin Self Care, me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike.

Bizneset që janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKSHI pohojnë se janë të paorientuar për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin për lëshimin e faturave elektronike. Sipërmarrjet që operojnë me entet publike po hasin pengesa pas fazës të lëshimit të certifikatës elektronike dhe për këtë arsye për shumë prej tyre e kanë të pamundur të procedojnë në lëshimin e faturave elektronike.

Administrata tatimore sqaron se për të ngarkuar certifikatën elektronike bizneset mund të përdorin Platformën Qendrore të lëshimit të elektronike ose siç njihet ndryshe portali Self Care. Për të pasur akses në Platformën Qendrore të Faturave të Administratës Tatimore duhet të jeni i regjistruar, si biznes dhe më pas të identifikoheni nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania. Tatimpaguesit po ashtu duhet të plotësojnë disa kërkesa që nga përcaktimin i ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, përcaktimin e pronësisë së ambientit, përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave etj.

Procedurat për nxjerrjen e certifikatës të sigurisë dhe përdorimi i Platformës Qenddrore të Faturave

Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:

a. Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike;

b. Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Shërbimi: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691 Klikoni në butonin “PËRDOR”. Në këtë formë duhet të verifikoni të dhënat, të caktoni qytetin në të cilin operon subjekti, dhe përcaktoni mënyrën e pagesës.

Nëse përcaktohet mënyra e pagesës “Mandatpagesë” atëherë do të shfaqet forma për të shkarkuar “FATURËN PËR ARKËTIM” si dhe të ngarkoni pagesën e kryer në bankë. Me ngarkimin e dokumentit të pagesës, do të përfundoni aplikimin tuaj duke klikuar në butonin “Përfundo aplikimin” dhe më pas do të merrni certifikatën tuaj me e-mail nga AKSHI.

Nëpërmjet këtij e-mail ju do të informoheni për fjalëkalimin e certifikatës elektronike si dhe do të mund të shkarkoni certifikatën elektronike e cila ndodhet bashkëlidhur këtij e-mail.

Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care

Duke pranuar “Termat dhe Kushtet” e përdorimit të Platformës Qendrore të Faturave ju mund të klikoni mbi linkun “Identifikim nëpërmjet E-Albania”, link i cili mundëson identifikimin tuaj nëpërmjet E-Albania:

Pas identifikimit të saktë me kredencialet e E-Albania ju do të mund të përdorni Platformën Qendrore të Faturave.

d.Ngarkimi i Certifikatës Elektronike

Për të përdorur Platformën Qendrore të Faturave në lëshimin e Faturave Elektronike duhet të ngarkoni Certifikatën Elektronike në menunë “Fatura elektronike”à“Informacioni i Certifikatës Elektronike”

Më pas do të ngarkoni certifikatën elektronike të dërguar nga AKSHI:

Më pas klikoni në butonin “Ruaj”/“Save” për të kaluar në hapin tjetër që lidhet me verifikimin e kësa Certifikate Elektronike dhe ndryshimit të fjalëkalimit që u ka ardhur nga AKSHI.

* Kujdes: Lutem të ruani me kujdes fjalëkalimin e ri të certifikatës elektronike që do të vendosni

Pas verifikimit të certifikatës elektronike do të merrni mesazhin që “Certifikata elektronike e validuar

Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:

▪ Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave

▪ Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2

▪ Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit

▪ Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike

f.Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike

Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, tashmë subjektet mund të lëshojnë fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore./ D.Azo/MONITOR

Artikulli i mëparshëmRisku i pastrimit të parave nga mjetet virtuale, AMF ndërhyn në rregullore
Artikulli i radhësU përfol se është larguar e zhgënjyer nga PD dhe se më 25 prill do votojë Ramën, reagon Çiljeta, sqaron lajmin e bujshëm