Kryeministri Edi Rama përmes Facebook sqaron se të njejtat rregulla janë në fuqi edhe ditën e nesërme, që përkon me 1 Majin, festën e punëtorëve.
Ai tha se nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme.
STATUSI I PLOTE
🔴 NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:
Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave😊
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta