Instituti Amerikan i Naftës (API) njoftoi të martën një rritje në inventarët e naftës bruto prej 2.562 milion fuçi për javën që përfundoi më 15 janar.
Analistët kishin parashikuar një ulje inventari me1.167 milion fuçi për javën.
Në javën e mëparshme, API raportoi një ulje në inventarët e naftës prej 5.821 milion fuçi, pasi analistët kishin parashikuar një rrënie prej 2.266 milion fuçi.
Çmimet e naftës u luhatën të Mërkurën përpara daljes së të dhënave, me WTI në rritje dhe Brent në rrënie. Lockdown i ri në Kinë që ka mbyllur në shtëpi miliona banorë nga shqetësimi për një rritje të rasteve të koronavirusit atje, këndvështrimi i zymtë e IEA mbi kërkesën për naftë, një shpërndarrje e ngadaltë globale e vaksinës anti – covid e mbushur me probleme teknike si dhe raportet për efektet anësore të padëshiruara, krijuan një situate të turbullt ditën e sotme.
Një orë para publikimit , WTI ishte rritur me 0.30 $ në ditë (+ 0.57%) duke arritur në 53.28 $, një rritje modeste prej 0.15 $ që nga java e kaluar.
Nga ana tjetër, standardi i naftës së papërpunuar Brent kishte rënë me 0,05 dollarë në atë moment (-0,09%) në vlerën 56,55 dollarë – me një ulje prej 0,70 dollarë nga java e kaluar.
Prodhimi i naftës në SHBA ka ngecur në 11.0 milion bpd, sipas të dhënave më të fundit të siguruara nga Administrata e Informacionit të Energjisë dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë rritje të ndjeshme të prodhimit ne vijim, ndërsa rezervat mbeten të larta.
API raportoi një fryrje të inventarëve të benzinës prej 1.129 milion fuçi për javën që përfundoi më 15 janar – krahasuar me rritjen e javës së kaluar me 1.876 milion fuçi.
Bursa për datën 20 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 507.50 | + 2.50 |
DIESEL | 450.00 | – 3.00 |
BRENT | 56.13 | + 0.49 |
©aktualitet.al