Një tërmet i magnitudës 4.1 të Rihter është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë. Lëkundjet e tokës u ndjenë mëngjesin e kësaj të mërkure në pjesën juglindore të Shqipërisë.
Epiqendra raportohet të ketë qenë 28 kilometra larg nga Buçimasi i Pogradecit, në Liqenin e Ohrit. Aktualisht nuk raportohen dëme materiale.