Policia ka arrestuar skafistin i cili pak javë më parë tentoi të trafikonte drejt Italisë rreth 50 emigrantë sirianë. Mësohet se në pranga ka rënë Emiljano Likaj (Gaçaj), banues në Vlorë, Mësohet se 26-vjeçari ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues me të cilin emigrantët do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021
Dy javë me parë, Policia arrestoi 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”