Serbia bëhet vendi i parë europian që përdor vaksinën kineze COVID – Merr 1 milion doza. Nis vaksinimi i ushtrisë së vendit

0

Qindra anëtarë të ushtrisë së Serbisë u rreshtuan me uniformat e tyre në një sallë ekspozite në Beograd ku infermierët u injektonin atyre një vaksinë kineze të prodhuar kundër COVID-19.

Javën e kaluar Serbia mori një milion doza të vaksinës kineze Sinopharm COVID-19, duke u bërë vendi i parë europian që filloi një program të inokulimit masiv me të.

Serbia po vaksinon punëtorët thelbësorë siç janë oficerët e policisë, mësuesit dhe ushtarët pasi muajin e kaluar filluan të trajtojnë të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe punonjësit mjekësorë me furnizimet e saj të vaksinave të zhvilluara nga Pfizer / BioNTech dhe vaksinat e Rusisë Sputnik V.

Beogradi mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe kompanitë kineze kanë investuar miliarda euro në Serbi, kryesisht në projekte të infrastrukturës dhe energjisë.

Ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç tha se mbi 700 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë edhe vetë ai ishin inokuluar me vaksinën kineze.

“Unë kam qenë i inokuluar me vaksinën kineze të cilës ne plotësisht i besojmë. Unë kam thënë se do të marr të njëjtën vaksinë si trupat tona,” u tha Stefanoviç gazetarëve.

Më shumë se 20,000 serbë janë vaksinuar deri më tani që kur inokulimi masiv filloi në fund të dhjetorit.

Gjatë fundjavës, Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se Serbia pret të marrë edhe 250,000 doza të tjera të vaksinës Sputnik dhe 20,000 doza të vaksinave Pfizer në ditët në vijim.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, inokulimi ka filluar vetëm në Serbi dhe Shqipëri, ndërsa Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë marrë ende furnizime të ndonjë vaksine.

Kina miratoi dozën e zhvilluar nga BIBP të Sinopharm në fund të dhjetorit, vaksina e saj e parë COVID-19 për përdorim të gjerë publik. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është lëshuar, por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive bazuar në të dhënat e ndërmjetme.

Në Serbi, e cila ka një popullsi prej rreth 7 milion banorë, 3,771 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 dhe 347,111 janë infektuar nga virusi.

Artikulli i mëparshëmSa do kushtojë vaksina në Afrikë? Reuters:” Nga 3 deri në 10 dollarë/ Afërsisht sa COVAX”
Artikulli i radhësKomisioni Europian i bën një tjetër premtim Ballkanit: Do ngrejmë një mekanizëm të ri për vaksinat!