Komisioni Europian i bën një tjetër premtim Ballkanit: Do ngrejmë një mekanizëm të ri për vaksinat!

0

Bota po përballet me shumë kritika për mënyrën sesi po e menaxhon procesin e shpërndarjes së vaksinave. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota gjendet para një ‘katastrofe morale’ pasi të rinjtë e vendeve të pasura po vaksinohen para të moshuarve dhe nevojtarëve në vendet e varfëra. Po ashtu, nuk kanë munguar as kritikat e liderëve të ndryshëm politikë ndaj Bashkimit Europian për mënyrën sesi po sigurohen dhe shpërndahen vaksinat.

Në këtë kontekst, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheley ka reaguar në Twitter duke konfirmuar se Komisoni Europian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave me një vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. “Opsione të tjera opër sigurimin e vaksinës më herët do të shqyrtohen” është shprehur ai.

Artikulli i mëparshëmSerbia bëhet vendi i parë europian që përdor vaksinën kineze COVID – Merr 1 milion doza. Nis vaksinimi i ushtrisë së vendit
Artikulli i radhësFOTO/ Kush është polici që shoqëroi Kamala Harris-in në Capitol