Luhet derbi. Partizani sfidon kampionët në fuqëi të Tiranës në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, për javën e 15 të Superiores, në atë që është përplasja kryeqytetase numër 160 në të gjitha kompeticionet. Të kuqtë kanë statistikat në favor me 66 fitore dhe 50 barazime, shifra që natyrisht Tirana kërkon ti përmirësojë.
E kështu, sikur të mos mjaftojë rivaliteti mes dy skuadrave, i shtohet edhe ai mes dy trajnerëve Daja e Dede, që revanshin duan ta marrin në fushë. Dede zgjedh artilerinë e rënë me aktivizimi nga minuta e parë e Seferit, ndërsa do të jenë të gatshëm në pankinë Kale dhe Çelhaka. Në kampin tjetër, formacion tip me Muratajn që do ta nisë nga fillimi.