Rebic, Hernandez e Krunic mundin infektimin: të tre sërisht në dispozicion të Milan

0

Stefano Pioli mund të buzëqeshë. Tamponët molekularë të cilëve i është nënshtruar Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë dhënë rezultate negative, një shenjë që të dy e kanë kapërcyer Covid-19 dhe mund të kthehen në dispozicion të trajnerit të Milanit për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantas. Theo Hernandez, gjithashtu, do të marrë pjesë në ndeshjen kundër bergamaskëve për të cilët, megjithatë, testimi ka treguar një pozitivitet të rremë ndaj koronavirusit. Ndër kuqezinjtë, pra, mbeten të padisponueshëm vetëm të skualifikuarit Romagnoli e Saelemaekers dhe të dëmtuarit Bennacer e Hakan Calhanoglu.

Nuk jemi ende me organikë të plotë, por emergjenca, të paktën ajo e madhja në ditët e fundit, ka mbaruar, veçanërisht nëse i shtojmë kthimeve blerjen e Mario Mandzukic, ende jo i gatshëm për të luajtur por i disponueshëm për në pankinë. Kundër Atalantës, me pak fjalë, Pioli do të mbështetet te Kalulu për të zëvendësuar Romagnolin së bashku me Kjaer dhe do t’ia besojë fantazinë Brahim Diaz, i cili do të luajë në vend të Calhanoglu. Për pjesën tjetër, një ekip jo titullar – nëse mund të flitet për titullarë në një kampionat ku luajnë 16 lojtarë në të gjitha ndeshjet -, por pothuajse. Tonali do të marrë mesin e fushës me Kessie, ndërsa Leao krahun e majtë në vend të Hauge, me Rebic gati të futet si zëvendësues.

KOMUNIKATA E MILAN
AC Milan njofton se Ante Rebić dhe Rade Krunić u testuan negativisht në tamponin molekular dhe këtë mëngjes ata iu nënshtruan, në klinikë, testeve të kërkuara nga protokolli për rinisjen e aktivitetit konkurrues. Kontrollet e mëtejshme treguan se Theo Hernández ishte një “pozitiv i rremë”. Pasi dokumentacioni i’u dorëzua autoriteteve kompetente shëndetësore, tani lojtari mund të vazhdojë rregullisht stërvitjen.

Artikulli i mëparshëmKontrata e çuditshme e Milik: rinovim me Napolin për tu huazuar tek Marseille e detyrim blerje në pikën e parë
Artikulli i radhësBasha publikon videon me qytetarë të revoltuar: Bashkë do të sjellim ndryshimin