Franca ul përdorimin e parasë cash’/ Do mbyllë 40% të qendrave që magazinojnë kartmonedhat

0

Banka e Francës do të mbyllë mbi 1/3 e qendrave që menaxhojnë paranë cash deri në fund të vitit 2022, ndërkohë që pandemia po përshpejton rënien e përdorimit të banknotave dhe monedhave.

Operacionet do të ndalojnë në 14 nga 37 qendra që magazinojnë paranë cash dhe zëvendësojnë kartëmonedhat e dëmtuara. Banka Qendrore vlerëson se rrjeti do të jetë 40% i nën përdorur nëse vazhdon të zgjerohet me këtë normë.

Masat e karantinës si pasojë e pandemisë, kanë bërë që më shumë njerëz të blejnë në platforma online,  ndërkohë që pagesat pa kontakt kanë inkurajuar përdorimin e kartave. Konsumatorët kanë qenë gjithashtu të shqetësuar mbi infektimin nëpërmjet kartmonedhave, pavarësisht se banka qendrore e ka hedhur poshtë këtë rrezik.  Këto i kanë dhënë vrull rënies së përdorimit të parasë cash’, që ka rënë me 20% nga viti 2012 deri në 2019-ën.  Banka Qendrore pret një tjetër rëni me 25% deri në vitin 2022, nga niveli i 2020-s.

Franca, së bashku me Holandën dhe Finlandën, është një ndër vendet e Eurozonës ku konsumatorët kanë favorizuar zakonisht përdorimin e kartave, sipas Erick Lacourrege, drejtor i parasë cash’, degëve dhe shërbimeve tek Banka e Francës. Nga ana tjetër, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë qenë shumë më të ngadalta në zëvëndësimin e kartmonedhave.

Artikulli i mëparshëmReuters: Bosnja do të porosisë vaksina ruse dhe kineze nga frika se Covax do të dështojë
Artikulli i radhës5 viktima nga zjarri në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave