5 viktima nga zjarri në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave

0
5 viktima nga zjarri në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave

Pesë persona humbën jetën pas një zjarri në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Indi.

Zjarri shpërtheu në një godinë të Institutit Indian të Serumeve.

Kompania tha se prodhimi i vaksinave nuk do të preket. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar akoma.

Kjo kompani planifikon të prodhojë qindra miliona doza vaksinë, sidomos për kompaninë AstraZeneca.India ka në plan të vaksinojë të paktën 300 milionë persona deri në gusht. Deri më tani ky vend ka regjistruar të paktën 10 milionë raste me koronavirus

Artikulli i mëparshëmFranca ul përdorimin e parasë cash’/ Do mbyllë 40% të qendrave që magazinojnë kartmonedhat
Artikulli i radhësBiden vijon me premtimet anti-naftë në ditën e parë. Bursa për datën 21 Janar 2021