Po paguante parkimin: Vdekja absurde e një studenteje

0

Victoria Strauss, një studente 23-vjeçare nga Ohajo, ndërroi jetë në një aksident të çuditshëm në një garazh të qytetit.

Konkretisht, koka e vajzës u bllokua midis derës së makinës dhe  kabinës së pagesës, raporton New York Post.

Ajo ndërroi jetë pasi hodhi kartën e saj të kreditit me të cilën dëshironte të paguante për parkimin. Gjatë përkuljes ajo shtypi aksidentalisht gazin dhe kësisoj ndodhi e paimagjinueshmja.

Roja i sigurimit e gjeti atë më vonë atë ditë, por tashmë ishte tepër vonë për ta kthyer në jetë. Mjekët e shpallën atë të vdekur aty ku ishte bllokuar.

“Ajo hapi derën e automjetit të saj dhe u përpoq të zgjaste kartën për të paguar. Por më pas, padashur shtypi pedalin e gazit dhe u përplas me kabinën e pagesës “, tha policia lokale.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Serie A ngjitet në krye të renditjes, Superliga shqiptare në vend të 41-të
Artikulli i radhësJep dorëheqjen si mësuese, shet foto nudo në internet: Ndryshova jetën time, jam e lumtur