Kush i dekonspiron aksionet e RENEA sa herë mësyn në bazën e krimit në Nikël?!

0

Policia e Shtetit ka angazhuar gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm qindra forca policore, për të bastisur dhe kryer arrestimet që i ka kërkuar SPAK në zonën e fshatit Nikël ku tashmë dihet se ka bazën një nga grupet më të rrezikshme kriminalë që shërben shpesh, edhe për të kryer vrasje me pagesë.

Kështu në këtë super-operacion që ka zgjatur disa orë, janë përfshirë reparti special RENEA, Drejtoria e Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe ajo Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Gjithashtu gjatë këtij  operacionit janë përdorur edhe dronë.

SPAK kërkonte që policia të arrestonte 7 persona të hetuar si pjesëtar të një organizate të rrezikshme kriminale, përgjegjëse për shumë akte dhe vrasje të bujshme të ndodhur në Shqipëri të paktën gjatë dekadës së fundit.

Por pavarësisht se u angazhuan gjithë këto burime dhe vetë RENEA, mësohet se ky operacion në Nikël, ka rezultuar (jo për herë të parë) në një blof.

Kështu nga lista prej 7 të kërkuarve nga SPAK, Durim Bami,  Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu, Ervin Kodra dhe Valter Bami, vetëm ky i fundit u prangos brenda ambienteve të shtëpisë së tij.

Policia në njoftimin e saj thotë se, ‘gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal’. Por burime të sigurta kanë thënë, se i gjithë operacioni ka qenë një dështim total, pasi të shënjestruarit nga SPAK e dinin që RENEA do të shkonte dhe përveç faktit se 6 anëtarë të organizatës kishin ikur me kohë, askush nuk kishin lënë as edhe një provë domethënëse në banesat e tyre.

Kujtojmë se edhe në mëngjesin e 15 shtatorit të vitit 2018, RENEA, u dërgua për një aksion të ngjashëm në Nikël, me shënjestër të njëjtën organizatë kriminale, por edhe atëherë burimet thanë për mediat se u aksioni u dekonspiruan.

Gazetarja Klodian Lala, në atë periudhë duke ju referuar burimeve të saja konfirmoi në emisionin ‘Kjo Javë’ se aksioni i policisë në Nikël ishte dekonspiruar. Të njëjtën gjë zbuloi edhe Artan Hoxha dhe gazetarë të tjerë të Kronikës në media të ndryshme.

Nga 11 të ndaluarit në atë operacion vetëm 5 prej tyre u arrestuan, ndërsa të tjerët u liruan për mungesë provash, pasi të gjithë e dinin për këtë aksion të policisë dhe kishin zhdukur provat.

‘Nuk arrij të kuptoj aksionin në Nikël, pasi konsiderohet si një zonë ku fshihen persona me të shkuar kriminale. Është problematike mënyra si po bëhen operacionet sepse nuk janë grumbulluar prova. Burimet e mija bëjnë me dije se aksioni në Nikël u dekonspirua. Personat janë shfaqur të qetë në përballjen me policinë, çka tregon se ata e prisnin. Dyshimet e mia bien mbi punonjësit e policisë, pasi personat me të shkuar të errët kanë lidhje me policë’, deklaronte për operacionin e viti 2018 Lala.

Artikulli i mëparshëmDëbimi i diplomatit/ Ambasada Ruse: Akuzat të sajuara, ngjallin dyshime …
Artikulli i radhësFOTO/ 3 ditë të vështira, ja si do të jetë moti deri në 26 janar