Pajtueshmëria e grupit OPEC + me Paktin për shkurtimin e prodhimit të naftës u ul në 99%. Bursa për datën 22 Janar 2021

0

Prodhuesit pjesë e aleancës OPEC + përmbushën shkurtimet e prodhimit të naftës në masën 99 përqind në dhjetor 2020, nga 101 përqind ne nëntor, thanë të premten burimet nga grupi OPEC +.

Panelet teknike dhe ministrore të aleancës do të takohen në fillim të shkurtit për të diskutuar pajtueshmërinë dhe gjendjen e tregut të naftës dhe shifta përfundimtare e pajtueshmërisë së OPEC + për dhjetorin mund të ndryshojë pak para kësaj, i tha Reuters një nga burimet pranë grupit.

Në fillim të këtij muaji, firma për gjurmimin e cisternave Petro-Logistics vlerësoi se pajtueshmëria e grupit OPEC + me shkurtimet e prodhimit të naftës ra në 75 përqind në dhjetor 2020 – një nga nivelet më të ulëta që kur Pakti u miratua në Maj 2020.

Sipas vlerësimeve të Petro-Logistics, edhe lideri i OPEC njëkohësisht eksportuesi më i madh në botë i naftës, Arabia Saudite, pa një rënie në pajtueshmërinë e saj me 10 pikë përqindje në 92 përqind muajin e kaluar.

Dhjetë anëtarët e OPEC-ut pjesë e paktit OPEC + u iu përmbajtën me 82 përqind shkurtimeve në prodhim në dhjetor, me pajtueshmërinë që bie me 10 përqind nga muaji në muaj, tha Petro-Logistics në Twitter javën e kaluar. Nëntë prodhuesit jo-OPEC në pakt kishin një normë edhe më të ulët të pajtueshmërisë. Me 64 përqind në dhjetor, pajtueshmëria e tyre kishte rënë me 8 përqind nga një muaj më parë, sipas firmës gjurmuese të cisternave.

Prodhimi i naftës së papërpunuar vetëm nga OPEC, sipas Raportit Mujor të Tregut të Naftës të kartelit, të botuar javën e kaluar, ishte mesatarisht 25.36 milion fuçi në ditë (BPD) në Dhjetor 2020, duke u rritur me 280,000 BPD krahasuar me Nëntorin.

Prodhimi i naftës në Libi, i cili përjashtohet nga shkurtimet e OPEC +, u rrit në 1.22 milion bpd, sipas burimeve dytësore të OPEC. Prodhimi libian i naftës së papërpunuar kërceu me 136,000 bpd në dhjetor në krahasim me nëntorin, ndërsa prodhuesi Afrikano  Verior vazhdoi të befasojë analistët e tregut me rritjen e shpejtë të prodhimit nga më pak se 100,000 bpd në shtator kur bllokimi tetë-mujor në terminalet e saj të eksportit të naftës mori fund. Prodhimi në Irak u rrit me 76,000 bpd në 3.848 milion bpd, edhe pse prodhuesi i dytë më i madh i OPEC ka premtuar përsëri për të ulur më shumë prodhim për të kompensuar mungesën e pajtueshmërisë në muajt e parë të marrëveshjes OPEC +.

Bursa për datën 22 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA501.75– 3.75
DIESEL440.50– 4.50
BRENT55.23– 0.53

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmVENDIMI/ Një zonë e kuqe e errët në hartën epidemiologjike të Evropës: Çfarë do të thotë?
Artikulli i radhësPolitika e Privatësisë