Ndërron jetë ikona amerikane Larry King

0

Me zërin e thellë, kumbues, Larry King foli me presidentë, udhëheqës botërorë, njerëz të famshëm, autorë, shkencëtarë, humoristë, atletë – dhe shumë të tjerë. Fituesi i Çmimit Peabody, me një karrier prej 6 dekadash, ndërroi jetë këtë të shtunë, në moshën 87-vjeçare, në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.

Vdekja e intervistuesit të njohur u njoftua në Twitter në një postim nga studioja e tij, ‘Ora Media’. Asnjë shkak i vdekjes nuk u dha, por King ishte shtruar kohët e fundit në spital me COVID-19.

“Për 63 vjet nëpër platformat e radios, televizionit dhe medias dixhitale, me mijëra intervista, çmime dhe vlerësime globale të Larry, të cilat qëndrojnë si një dëshmi e talentit të tij unik dhe të qëndrueshëm si një reporter,” lexonte deklarata.

Artikulli i mëparshëmPlani i Perez e 15 rebelet e SuperLigës: Fifa kërcënon klubet më të mëdha të kontinentit
Artikulli i radhësMerrnin ryshfete për ndërtime pa leje, burg për 2 zyrtarët e Bashkisë Kamëz