Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për kryeinspektorin dhe inspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz, Dritan Nikolli dhe Ermal Baci. Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e IMT-së merrnin shuma prej 1-3 mijë euro për ndërtime të paligjshme në Kamëz.
Hetimi për ta ka nisur pas akteve të referuara nga policia e Tiranës, ndërsa zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Gjykata e Posaçme ka vendosur për ta edhe masën e sigurisë, vijojnë me hetimet për të zbuluar nëse ka zyrtarë të tjerë të implikuar.