Në shumë se 850 arrestime janë realizuar në Rusi në protestat e dhunshme kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Në qendrën e Moskës, mësohet të jetë vënë në pranga edhe vetë bashkëshortja e liderit opozitar rus, Navalnyt, Julia Navalny.
Julia Navalny postoi një foto të arresimit në rrjetin e saj social Instagram. Fotoja e tregon atë në një kamion, ku mbahen të burgosurit në Moskë. Në Moskë u grumbulluan disa mijëra vetë, ndërkohë që vazhdon të ketë një prani të madhe policore në qytet. Forcat policore kanë ndjekur në rrugë grupe demonstruesish në qytetin e Vladivostok. Edhe në Kabarovsk u grumbulluan një numër i madh njerëzish nën temperaturat minus gradë. Ata thërrisnin “turp” dhe “banditë”, dhe “Putini është hajdut”.