Vetëvendosje dorëzon ankesën në PZAP për certifikimin e listës për deputetë

0

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar kanë dorëzuar ankesën për moscertifikim të listës së tyre drejt Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kujtojmë se lista e Vetëvendosjes për deputetë nuk u certifikua nga KQZ-ja mbrëmë dhe fajin për këtë kjo parti ia la kryetares së KQZ-së. Të njëjtën gjë, VV ka argumentuar edhe në deklaratë. Nga Vetëvendosje shprehen të bindur se për VV do të certifikohet lista e plotë, bashkë me kryetarin Albin Kurti.

“Lëvizja VETËVENDOSJE!  brenda  afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa  kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit”, deklaron Lëvizja VETËVENDOSJE.

Artikulli i mëparshëmArrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”
Artikulli i radhësKoronavirusi i ri nis të përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani, ngrihet spitali karantinë në Berlin