Një mjek akuzohet se ka vjedhur nëntë doza vaksine për koronavirusin për t’ua dhënë familjarëve dhe miqve. Mjeku Hasan Gokal akuzohet për vjedhjen e dozave në një qendër vaksinimi në Houston të Teksasit më 29 Dhjetor.
Prokuroria tha se pasi vodhi dozat, mjeku filloi të mburrej tek një koleg, i cili më pas u ankua tek menaxheri. Menjëherë pas këtij veprimi, spitali vendosi pushimin nga puna të mjekut.
“Çfarë bëri ai është e paligjshme dhe do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, tha prokurorja, Kim Ogg.
Ndërkohë nga ana tjetër, avokati mbrojtës i mjekut tha se vaksina do të kishte skaduar sidoqoftë.
“Doktori Gokal është shërbyes i dedikuar ndaj publikut. Ai u sigurua që dozat e vaksinës që do të kishin skaduar të shkonin tek njerëzit që i plotësojnë kriteret”, tha ai.
Gjykata do ta marrë vendimin në ditët në vijim, ndërkohë që Gokal mund të përballet me një dënim prej 1 viti burg dhe një gjobe 4000 Dollarëshe.