COVID-19 i merr jetën dekanit të Akademisë së Forcave të Armatosura

0

Agim Sulaj, një nga pedagogët më të vjetër dhe aktivë të Akademisë së Forcave të Armatosura, mësohet se ka humbur jetën ditën e sotme pas një beteje të gjatë me infeksionin e koronavirusit.

Sulaj i cili ishte edhe Dekan në universitetin ushtarak shqiptar, mbante njëkohësisht edhe gradën Kolonel.

Lajmin e hidhur për opinionin, e ka dhënë vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në faqen e tij në Fb.

“Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i shkëlqyer i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët”, shkruan ministri.

Artikulli i mëparshëmZbulohet emri/ Lidhjet e Ndragheta me shefin e policisë së Tiranës, që ‘u ble’ me mish derri
Artikulli i radhësMiley Cyrus vendos maskën por harron reçipetat