Grabitja e Rinasit, vëllai i Admir Murataj kërkon të gjykohet i ndarë nga pjesa tjetër e grupit

0

Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit të dy viteve më parë, kërkon ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit të dënuar ne Shkallë të Parë, për grabitje te disa blindave me armë në vitin 2017.

Gazetarja Glidona Daci raporton për ABC se Murataj ka argumentuar kërkesën e tij, duke theksuar se në 4 vite paraburgim, është i vetmi që është paraqitur në seanca gjyqësore, duke kërkuar kështu gjykim më të shpejtë.

Lidhur me këtë çështje në apel janë zhvilluar rreth 90 seanca të cilat kanë dështuar njëra pas tjetrës për arsye procedurale si dhe për mungesë të avokatëve. Aleksandër Murataj është dënuar me 16 vite burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa çështja ka mbetur e bllokuar në apel.

“Truri” pas grabitjes së ndodhur më 17 shkurt të vitit 2017 ishte Admir Murataj, i vrarë në një tjetër grabitje po në Rinas rreth dy vite më vonë.

Në nëntor të vitit të kaluar GJKKO liroi nga qelia dy nga të arrestuarit në lidhje me këtë grabitje, Admir Çerpja dhe Ditjon Merlika të cilët përfituan ulje të dënimit pasi morën statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë./abc

Artikulli i mëparshëmPëpunuesit kryesorë të naftës në SHBA janë optimist për rritjen e kërkesës. Bursa për datën 25 Janar 2021
Artikulli i radhësPlagosja e Marion Mitros, 8 të shoqëruar nga policia e Vlorës