Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni” / Arrestohet zyrtari i lartë (Emri)

0
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni” / Arrestohet

Ka përfunduar në prangat e policisë drejtori i ALUIZN-t në Berat, i akuzuar për korrupsion.

Ervin Nelaj, 38-vjeç përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Aluizni”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Image
Artikulli i mëparshëmSenati e konfirmon, ja kush është Sekretari i ri i Shtetit Amerikan, prej kohësh bashkëpunëtor i ngushtë i Joe Biden
Artikulli i radhësÇmimet e naftës marrin lehtë veten nga rrënia e papritur stokut të produktit të papërpunuar. Bursa për datën 26 Janar 2021