Reshjet e shumta të shiut/ Se energji elektrike po prodhohet aktualisht në hidrocentralet e Shqipërisë?

0

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informon për situatën në kaskadën e lumit Drin, në kuadrin e reshjeve të shumta që ka pasur orët e fundit në vend. Referuar të dhënave të ditës së sotme ( 25 janar), nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

– Hec Fierzë 289.21 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )

-Hec Koman 170.12 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd)

– Hec Vau i Dejës 71.85 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

– Hec Fierzë, 6.000 MWh (ditor)

-Hec Koman, 12.700 MWh (ditor)

– Hec Vau i Dejës, 4.000 MWh (ditor)

Sipas KESH, prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1560 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

– Hec Fierzë – 299 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

-Hec Koman – 657 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

-Hec Vau i Dejës – 430m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.

KESH bën me dije se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave,  furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës./SCAN

Artikulli i mëparshëmShkëlqimi dhe rënia e “El Chapos” aziatik – 57 miliardë euro fitime, lidhje me qeveritarë, investime në projekte që lidhin Azinë me Europën
Artikulli i radhësFranca tërhiqet nga vaksina e saj kundër COVID: Rezultatet, jo ato që prisnim!