Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me pedagogen Belinda Budini, ku është pyetur edhe për tërheqjen e tij nga jeta politike.
Në momentin kur ka përfunduar intervista me kreun e qeverisë, pedagogia i ka kujtuar Ramës se ai ka premtuar largimin nga politika shqiptare në një moment kur do të pritet më pak nga të gjithë.
Pjesë nga intervista
Budini: Ne po presim atë surprizën prej jush.
Rama: Kë surprizë?
Budini: Ju do të dilni nga politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?
Rama: Kjo është e sigurt.
Budini: Kur do dilni?
Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni ca.
Budini: Na premtuat që nuk do plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…
Rama: Sikur jam plakur?
Budini: Në raport me atë që kam përshkruar unë tek kopertina e librit të parë…