Instituti Amerikan i Naftës (API) raportoi të martën një ulje në inventarët e naftës bruto prej 5.272 milion fuçi për javën që përfundon më 22 janar.
Analistët kishin parashikuar një ulje më të vogël prej 430,000 fuçi më pak se ajo aktuale.
Në javën e mëparshme, API raportoi një rritje në inventarët e naftës prej 2.562-milion fuçi, pasi analistët kishin parashikuar një rrënie prej 1.167 milion fuçi.
Çmimet e naftës ishin në ulje të Martën përpara publikimit të të dhënave. Bllokimet e reja në Kinë, perspektiva e zymtë e IEA mbi kërkesën për naftë, një shpërndarje e ngadaltë globale e vaksinës anti covid dhe një vonesë e mundshme në raundin tjetër të pagesave të stimujve ekonomik, që administrata e re e Biden njoftoi më pare gjatë ditës, krijuan një perspective të zymtë për sa i takon çmimeve.
Një gjysmë ore para publikimit të të dhënave të së martës, WTI kishte rënë me 0,27 dollarë atë ditë (-0,51%) në 52,50 dollarë, 0,80 dollarë më poshtë se të mërkurën e kaluar.
Standarti i naftës së papërpunuar Brent kishte rënë me 0,06 $ në atë kohë (-0,11%) në 55,82 $ – 0,70 $ më poshtë se javën e kaluar.
Prodhimi i naftës në SHBA është në nivele të qëndrueshme në 11.0 milion bpd prej gjashtë javësh rresht, sipas të dhënave më të fundit të siguruara nga Administrata e Informacionit të Energjisë, me gjasa të kufizuara për ndonjë rritje të shpejtë të prodhimit ndërsa kompanitë e naftës po veprojnë me kujdes.
API raportoi një rritje në inventarët e benzinës prej 3.058 milion fuçi për javën që përfundon më 22 janar – krahasuar me rritjen e javës së kaluar prej 1.129 milion fuçi. Analistët prisnin një rritje prej 1.764 milion fuçi për javën.
Rezervat e distilatëve panë një rritje prej 1.398 milion fuçi për javën, duke e kaluar rritjen e javës së shkuar me 816,000 fuçi, ndërsa inventarët e Cushing ranë me 3.475 milion fuçi.
Bursa për datën 26 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 503.25 | + 2.25 |
DIESEL | 445.00 | + 3.00 |
©aktualitet.al