Chevron kërkon lehtësimin e disa sanksioneve amerikane mbi naftën e Venezuelës. Bursa për datën 28 Janar 2021

0

Gjigandi amerikan Chevron po diskuton me Departamentin e Shtetit të SHBA mundësinë që Shtetet e Bashkuara të lehtësojnë disa nga sanksionet e vendosura ndaj industrisë së naftës të Venezuelës nga Administrata Trump, thanë burime të afërta të Bloomberg të enjten.

Chevron, i cili ka operuar në Venezuelë për dekada, i është dhënë vazhdimisht “një dorë” për të operuar në vendin që ka rezervat më të mëdha të naftës në botë. Zgjatja e fundit nga Departamenti i Thesarit i SHBA erdhi në Nëntor 2020, duke lejuar Chevron të qëndrojë në Venezuelë deri më 3 Qershor 2021.

Kompania amerikane nuk do të largohet nga Venezuela, duke qënë njëkohësisht në përputhje me kërkesat e administratës amerikane, tha shefi ekzekutiv Michael Wirth vitin e kaluar. Disa muaj më vonë, Chevron humbi plotësisht investimin e saj prej 2.6 miliardë dollarësh në Venezuelë për shkak të pasigurive mbi mjedisin aktual të operimit dhe parashikimit të përgjithshëm, ndërsa raportoi humbjen më të keqe për dekada për tremujorin e dytë të vitit 2020.

Tani Chevron, si dhe Industritë Reliance të Indisë, thuhet se po flasin me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit të SHBA për të kërkuar një regjim sanksionesh më të butë nga Administrata e Presidentit Joe Biden. Sipas një burimi të Bloomberg, do të kërkohet nga Administrata për të lejuar të ashtuquajturat shkëmbime të naftës me Venezuelën nën të cilat kompanitë marrin naftë bruto nga Venezuela në këmbim të furnizimit të saj me naftë të përpunuar.

Këto shkëmbime të naftës u vendosën nën sanksione në tetor 2020, tha një burim për Bloomberg.

Chevron po kontakton vazhdimisht me Administratën e SHBA për t’u siguruar që është në përputhje të plotë me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, i tha Bloomberg Ray Fohr, një zëdhënës i Chevron.

Disa ditë para inaugurimit të Presidentit Biden, Reuters njoftoi se importuesit e naftës bruto të Venezuelës, drejtues të kompanive që furnizojnë me karburant vendin latin dhe grupet humanitare gjithashtu planifikuan të kërkojnë nga Administrata e re të lejojë shkëmbimet e naftës bruto për naftë të përpunuar.

Bursa për datën 28 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA497.50– 6.25
DIESEL444.25– 6.25
BRENT55.14– 0.60

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmDo udhëtoni nesër drejt Italisë? Aviacioni Civil del me njoftimin e rëndësishëm: Kontrolloni …
Artikulli i radhësJozefina Topalli infektohet me koronavirus