Këtë të mërkurë monedha europiane ka rikuperuar disi në raport me rënien e fortë që pësoi ditën e martë duke u blerë këtë mëngjes me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka vijuar edhe ditën e sotme të fitojë pikë sikurse edhe një ditë më parë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 138.8 lekë dhe shitet me 140 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan vijon të ruaj edhe sot të njëjtat vlera sikurse edhe të ditën e martë teksa është blerë sot sërish me 101.6 lekë dhe është shitur me 102.5 lekë, referuar tregut valutor të brendshëm.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të vlerë këtë të mërkurë duke ruajtur po të njëjtat kuota sikurse edhe dje duke u blerë sot sërish me 114 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë.
Bursa për datën 27 Janar 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 503.75 | + 0.50 |
DIESEL | 450.50 | + 5.50 |
©aktualitet.al