Piktura e Botticellit shitet për 80 milionë dollarë

0
Zxz 43 632x420

Një pikturë e artistit të madh italian të Rilindjes, Sandro Botticelli u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një postim.

Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë bashkë me taksat, ishte një rekord për shitjen në ankand të një vepre nga Botticelli (1445-1510).

Sotheby’s nuk e ka emëruar blerësin.

Shtëpia e ankandeve theksoi ”se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve.

“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton Rilindjen fiorentine arrin në 92,2 milionë dollarë”, shkroi në Twitter Sotheby’s.

Artikulli i mëparshëmMijëra tifozë pa maska dhe distancë, Australia rikthen sportin në “normalitet”
Artikulli i radhësDel vaksina belge e Johnson&Johnson, 66% efektive me dozën e parë