Katër ditë pas ndeshjes së Kupës së Italisë me Atalantën që eliminoi Lazion, ja revanshi, por kësaj here me synimin për në Champions League. Po kështu, sepse skuadra e Inzaghi në Geëiss Stadium hakmerret, merr 3 pikët në shtëpi dhe tejkalon ekipin bergamask në vendin e pestë në renditje (37 pikë me 36).
Lazio fillon me rrëmbyeshëm dhe pas 3’ minutash zhbllokoi ndeshjen falë një goditje të shkëlqyer me të djathtën nga Marusic, që befasoi Gollinin. Atalanta duket se e ndjeu goditjen dhe bardhekaltrit u përpoqën ta shfrytëzojë. Në të 32’, Immobile peneloi një krosim perfekt për Milinkovic-Savic, i vetëm në mes të zonës, por goditja e tij me kokë preket nga portieri bergamask dhe përfundon në shtyllë.
Në pjesën e dytë, një tjetër fillim supersonik për Lazion që, në të 51′, dyfishoi shifrat. Rinisje e lojës nga Reinës, devijim me kokë i Immobile në mesfushë që nxjerr të lirë Correan. Argjentinasi fluturoi drejt zonës, kaloi edhe Gollinin dhe e dërgoi topin në rrjetë. Por emocionet nuk mbarojnë këtu, sepse Atalanta nuk dorëzohet dhe në minutën e 79-të Muriel driblon Acerbin, por ndalet nga shtylla dhe duhet ardhja e Pasaliç për të ngushtuar difernecën.
Por kjo vetëm për pak minuta sepse goli i tretë i Lazios vret ndeshjen. Shënon përsëri Muriqi, në një asist të dhënë nga Pereira. Goli i dytë në katër ditë për kosovarin e ardhur nga Fenerbahce, që duket se po rikthehet golashënuesi për të cilin bardhekaltrit shpenzuan 18 milionë euro.