Grabitet në Paris shtëpia e Icardit e Wanda Naras

0

Surprizë e keqe për Mauro Icardi dhe gruan e tij Wanda Nara: sipas gazetës franceze L’Equipe, shtëpia e tyre në Neuilly-sur-Seine (Hauts-de-Seine) u grabit të shtunën në mbrëmje. Vjedhja ka ndodhur ndërsa sulmuesi argjentinas ishte i grumbulluar me Paris Saint Germain për t’u përgatitur për ndeshjen e Ligue 1 kundër Lorient (lojë e luajtur të dielën dhe e humbur nga parisienët): e përditshmja franceze shkruan se kriminelët kanë vjedhur objekte me vlerë totale prej 400 mijë eurosh. Në veçanti, nga shtëpia u morën sende të ndryshme me vlerë, bizhuteri, orë të cmuara dhe veshje. Ishin kujdestarët e shtëpisë së lojtarit ata që zbuluan vjedhjen kur mbërritën në mëngjes.

Artikulli i mëparshëmBlindohet spitali infektiv, Dritan Dajti shkon për skaner në spitalin infektiv
Artikulli i radhësGattuso shfryn dufin me presidentin De Laurentiis