Policia ka arrestuar më shumë se 80 persona të përfshirë në shitjen e vaksinave të falsifikuara në tre qytete kineze që nga shtatori i vitit 2020.
Arrestimet u bënë në Jiangsu, Pekin dhe Shandong gjersa CNN-i raporton se agjencia e lajmeve, Xinhua ka njoftuar se janë kapur tre mijë vaksina të rreme.
Xinhua deklaroi se Ministria Kineze e Sigurisë Publike po heton mashtrimet në lidhje me prodhimin dhe falsifikimin e vaksinave.
Policia zbuloi se nga shtatori i vitit 2020, ata që ishin të përfshirë në operacionin kriminal “bënë fitime të mëdha duke shitur vaksina të rreme me çmime të larta”.
Kina po vaksinon popullatën e saj me vaksinat Sinovak dhe Sinofarm.