Italia ka marrë 1.8 milionë doza vaksine përmes Bashkimit Europian nga të cilat 1.4 milionë i ka bërë tashmë. Kjo ka rezultuar nga instrumenti monitorues i vaksinimeve të Qendrës europiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Italia rezulton në vend të parë, sa i përket administrimit të dozave që ka pasur në zotërim, por mungojnë të dhënat për Francën dhe disa parametra të tjetra për Gjermaninë, Finlandën etj. Dozat e shpërndara në Itali janë 3.6 për 100 banorë. 2.5 % e italianëve ka marrë dozën e parë.