“Rusët kanë ofruar 100 milionë vaksina”, mjeku i njohur shqiptar bën publike informacionet sekrete

0
“Rusët kanë ofruar 100 milionë vaksina”, mjeku i

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka zbuluar mëngjesin e sotëm për emision ‘Wake Up’ se vaksina ruse mund të futet shumë shpejt në Europë.

Sipas tij, Rusia ka ofruar 100 milionë vaksina në një kohë kur kompanitë e mëdha po hasin vështirësi në furnizimin e tregut.

“Unë nuk kam asnjë pikë dyshimi as te vaksina ruse dhe as te vaksina kineze. Por para se të bëjmë vaksinimin, ne duhet të dimë të dhënat, karakteristikat teknike. Rusët për shembull kanë organizmat e tyre qeveritarë dhe ndoshta nuk pranojnë ta analizojmë.

Ne rusët na kanë ofruar 100 milionë vaksina, mos harroni dhe këto të dhëna po diskutohen. Me informacionin që unë kam, janë duke u marrë me materialet e vaksinës ruse për të pranuar futjen e vaksinës ruse në Europë.

Kjo pasi Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna nuk po garantojnë numrin e vaksinave që ne kërkojmë”, bëri të ditur mjeku Sallabandra.

Artikulli i mëparshëmRama thumbon Yuri Kim: S’kam nevojë të më tregojnë ambasadorët detyrën time
Artikulli i radhësShqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut