E rëndë/ Gruaja humb jetën, ngrin në rrugë pasi kishte dalë nga banesa

0
E rëndë/ Gruaja humb jetën, ngrin në rrugë pasi kishte

Stuhia ‘Orlena’ e cila ka përfshirë Bregun Lindor të ShBA-ve ka detyruar autoritetet të mbyllin qendrat e vaksinimit të koronavirusit në New York.

Si pasojë e reshjeve intensive të dëborës janë anuluar më shumë se 2,000 fluturime dhe janë shkaktuar mbi 660 përplasje automjetesh vetëm në New Jersey.

Stuhia regjistroi dhe viktimën e pare nga i ftohti në ShBA. Një grua e moshës 67-vjeçare e cila vuante nga sëmundja e Alzheimer-it ngriu në rrugë të hënën në mbrëmje pas largimit të saj nga shtëpia.

Dhe tre vdekje të mëtejshme, gjithashtu në Pensilvani, u njoftuan nga autoritetet ditën e djeshme pas një sherri mes fqinjëve lidhur mbi mosmarrëveshjet mbi lopatën e dëborës.

Artikulli i mëparshëmMjalti më i shtrenjtë në botë prodhohet afër Shqipërisë, bën mrekulli dhe kushton 5 mijë euro kilogrami
Artikulli i radhësÇmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë të vitit. Bursa për datën 2 Shkurt 2021