Basha me programin ‘Shqipëria fiton’: Angazhimi ynë për barnat që në 100 ditët e para

0
Basha me programin 'Shqipëria fiton': Angazhimi ynë për barnat që në 100 ditët e para

“Shëndeti i njerëzve është parësori, pacienti duhet të jetë – nuk është në qendër sot – por duhet të jetë në qendër të sistemit shëndetësor nga fillimi deri në fund duke përfshirë edhe shërbimin farmaceutik. Paraja duhet të ndjekë pacientin, ky është parimi ynë i parë”, shpjegoi Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në takimin që zhvilloi sot me Urdhrin e Farmacistit, për të sqaruar në hollësi programin qeverisës të Partisë Demokratike “Shqipëria fiton”.

“Dhe të gjitha vendimet, – vazhdoi ai, – që do të merren nga qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit janë vendime të vullnetit politik që korrigjojnë tetë vite dështime, premtime të pambajtura dhe lëvizje në drejtim të gabuar, të cilën shqiptarët e kanë paguar me shëndetin e tyre. Prandaj po them se në 25 prill nuk fiton thjesht një parti politike a një koalicion, fiton Shqipëria, fiton shëndetësinë, fitojnë profesionistët shqiptarët, pacientët, mjekët, infermierët, farmacistët, I gjithë personeli shëndetësor.

Ndërsa ajo  që kemi shpalosur, dua ta nënvizoj edhe njëherë nuk janë premtime! Nuk do të harxhoja asnjë sekondë të kohës suaj me premtime. Janë angazhime plotësisht të realizueshme dhe veçanërisht angazhimet që diskutuam sot janë te realizueshme brenda 100 ditëve të para: ndryshim i kuadrit ligjor për të pamundësuar ilaçe me burim të dyshimtë, që janë pikërisht burim i atyre problemeve që përshkruat ju, që vijnë i marrin dhe nuk u bën efekt dhe ushtrim i kontrollit rigoroz për zbatimin e këtij ligji.”

Artikulli i mëparshëmPërhapja e Covid-19 në shkollat dhe gjimnazet e vendit (Grafiku)
Artikulli i radhësPogradec/ Gjendet i pajetë në hotel një shtetas amerikan